Topi: Thellim bashkëpunimi me pushtetin vendor italian
Kreu i shtetit pasi vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, nënvizoi rëndësinë e veçantë që mbart bashkëpunimi mes pushteteve vendore dhe strukturave përkatëse të tij.
Ai vuri në dukje se përvoja e autoriteteve vendore të një rajoni kaq të zhvilluar si Piemonti, është një referencë pozitive, me interes dhe një kontribut e ndihmesë për strukturat e pushtetit tonë vendor në ushtrimin e kompetencave të tyre dhe realizimin e reformave të rëndësishme.
Presidenti Topi u ndal dhe në rëndësinë e zbatimit të planeve konkrete të bashkëpunimit në fusha të caktuara ku nënvizoi angazhimin e tij për nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm midis Universiteteve Politeknik dhe atij të Studimeve të Torinos dhe Universitetit të Tiranës, Fakulteteve të Mjekësisë Veterinare të Torinos dhe atij të Kamzës.
Në vijim të bisedës, Kryetari i shtetit vuri në dukje edhe një herë mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria për bizneset prestigjioze të huaja, ndërkohë që për investitorët italianë ajo ofron një seri faktorësh nxitës e tërheqës siç janë: afërsia gjeografike, ajo shpirtërore, ekzistenca e një bashkësie të shumtë, të konsoliduar dhe plotësisht të integruar shqiptare në Itali dhe sidomos në Piemont, kuadri ligjor favorizues, politikat lehtësuese fiskale, etj.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Torinos, Serxho Kiamparino pasi vlerësoi arritjet dhe transformimet e shumta të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, vuri në dukje ndjenjat e përforcuara të miqësisë dhe marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, edhe në sajë të pranisë së një bashkësie të madhe dhe të integruar shqiptarësh në Torino, në radhët e së cilës numërohen shumë sipërmarrës dhe mbi një mijë studentë shqiptarë.
Gjithashtu Kryetari i Bashkisë së Torinos në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe mundësive të investimeve nga Piemonti jo vetëm në nivel vendor, por edhe më gjerë, theksoi rëndësinë e projekteve konkrete të bashkëpunimit mes Dhomave reciproke të Tregtisë, mes Universiteteve përkatës, mes sipërmarrësve italianë dhe atyre shqiptare, mes strukturave të pushtetit vendor, etj.