Lampard: Çelsi qëndron mbi Liverpulin
Londinezët vijnë pas humbjes shokuese 1-3 përballë Uiganit në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, ndërkohë që Liverpuli këtë shije e provoi në Ligën e Kampionëve përballë Fiorentinës ku u mposht me rezultatin 0-2.
Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard kërkon të mobilizojë tifozët dhe shokët e skuadrës duke deklaruar se ekipi nuk e ka humbur aspak formën e mirë që gëzon.
“Nuk e kuptoj përse thuhet që ne nuk jemi në formë, kur kemi humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, atë përballë Uiganit. Së fundmi ne fituam në transfertën e Apoelit dhe të njëjtën gjë kërkojmë në çdo ndeshje”, deklaron Lampard.
“Liverpuli ka humbur në Ligën e Kampioneve dhe do të kërkojë të arrijë një rezultat pozitiv me çdo kusht përballë nesh, dhe për këtë duhet të jemi vigjilent”, paralajmëron mesfushori Frenk Lampard.