E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e gjykimit Partizani njeh sot presidentin e ri

FSHF do te vendose sot se cili do te drejtoje Partizanin

Federata Shqiptare e Futbollit do te njohe sot Partizanin e vertete. Deri me tani sic dihet jane dy ekipe qe mbeten ne pritje te perfaqesimit te fanelles se kuqe ne edicionin 2010-2011. Mosmarreveshjet mes dy aksionareve te Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laci per menyren e administrimit te ekipit kane prodhuar dy grupime paralele qe pretendojne se kane te drejten e perfaqesimit te klubit.

Kalvari

Ceshtja ka kaluar nje kalvar te gjate ne komisione disipline dhe apeli ne FSHF ne Gjykaten e Rrethit Tirane e cila ka dale me nje vendim si dhe ne komitetin ekzekutiv te federates. Ndonese ka kaluar ne disa instanca ende nuk eshte vendosur se cili nga dy Partizanet do te jete pjesemarres ne kategorine e pare. Ne mbledhjen e 10 shtatorit KE kerkoi nje jave kohe per te shqyrtuar dokumentacionet dhe sot do te dale me nje vendim perfundimtar se cili nga dy aksionaret Albert Xhani apo Paro Laci do te kete te drejten e perfaqesimit te Partizanit.

Cetat

Skuadra e administruar nga Xhani drejtohet nga trajneri Neptun Bajko i cili i ka nisur pergatitjet qe ne mesin e muajit korrik. Ndersa ekipi qe administrohet nga Laci dhe qe drejtohet nga trajneri Petrit Haxhia eshte ne javen e trete te pergatitjeve. Te dy kampet i vijojne pergatitjet dhe ndihen te gatshem qe kete fundjave te zbresin ne fushen e lojes ne perballjen me Lushnjen. Dualizmi eshte i hapur dhe per momentin syte e veshet e te gjithe sportdashesve dhe dashamiresve te Partizanit por edhe pjesetareve te dy skuadrave paralele mbeten nga e premtja e 17 shtatorit. Sot mendohet se do te marre fund agonia e te kuqve sepse pritet qe KE te vendose perfundimisht se cili nga dy Partizanet do te zbrese ne fushen.

Efektet anesore

Te dy ekipet perpos pergatitjeve ne terren presin edhe perforcime te grupeve me lojtare te tjere qe parimisht kane rene dakord te vishen te kuq. Hezitimi per ardhjen e ketyre perforcimeve pa dyshim ka te beje me pergjigjen qe do te vendoset sot sepse dihet qe njeri nga dy ekipet do ta nderprese aktivitetin nen stemen e Partizanit.

Prapaskena

Burime prane ketij klubi kane bere me dije se FSHF do te beje sot publik nje vendin qe ne fakt e ka marre prej kohesh. Mendohet se Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Albert Xhanin si president keshtu qe administratori Laci nuk do te kete me ze ne kapitull. Kete fakt ky i fundit e ka pranuar me levizjen e fundit qe beri deklaroi se eshte afruar prane klubit te Rubikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›