Rusia do ti shese raketa anti-anije Sirise

Rusia ka konfirmuar vendimin e saj per te furnizuar Sirine me raketa anti-anije.
Ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Serdyukov ka deklaruar se Rusia do te zbatoje nje kontrate te nenshkruar ne vitin 2007 per furnizimin me raketa te tipit P-800 Yakhont.
Nga ana tjeter Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kane kerkuar qe Siria te mos furnizohet me armatime te tilla por Moska ka kundershtuar duke deklaruar se keto arme nuk do te bien ne duart e terroristeve.
Izraeli deklaron se raketat do te perbenin nje kercenim serioz per anijet e tij ushtarake te vendosura ne detin Mesdhe.
Muajin e kaluar kryeministri Benjamin Netanyahu i tha homologut rus Vladimir Putin se raketat mund te bien ne duart e levizjes shiite Hezbollah.