KMSH dhe fondacioni "Mirësia" 20 mijë € për Shkodrën
Ceremonia e dorëzimit të këtyre shumave është bërë në prani të pushtetit lokal, përfaqësuar nga nënkryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër z. Hajrullah Gjekaj, nënkryetari i KMSH-së Bujar Spahiu, drejtori i Fondacionit Mirësia Korab Kaja, përfaqësues të Komunitetit Mysliman nga Tirana dhe Shkodra, qytetarë, media, etj.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur gjithmonë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për përballimin e situatës së emergjencës në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës, si pushtet qendror, atij lokal dhe banorëve të kësaj zone.
“Krahas këtyre Komuniteti Mysliman do të vazhdojë mbledhjen e ndihmave nga myftinjtë e rretheve të tjera të Shqipërisë. Lusim Zotin që t’ia lehtësojë sprovën të prekurve nga përmbytja dhe t’i ndihmojë ata që të kthehen sa më parë në normalitet”, thuhet në deklaratën e KMSH-së.