Integrimi, plotësohen 7 kapitujt e pyetësorit
Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka sqaruar para Komitetit të Integrimit, drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, të gjithë kapitujt e plotësuar gjer më tani.
Sipas zonjës Bregu, në procesin e përgjigjes së pyetjeve janë përfshirë 1200 punonjës të administratës shqiptare, ku gjithsecili prej tyre ka pasur pyetje dhe përgjigje në ngarkim.
Kapitujt e plotësuar tashmë nga administrata janë:
Kapitulli 1, Lëvizja e lirë e punëtorëve;
Kapitulli 5, Prokurimi publik;
Kapitulli 13, Peshkimi;
Kapitulli 14, Politikat e transportit;
Kapitulli 17, Politikat ekonomike dhe monetare;
Kapitulli 21, Politikat e transportit transeuropian;
Kapitulli 29, Doganat.
Por kjo është vetëm 1/5 e pyetësorit, çka do të thotë se ka ende shumë për të bërë, megjithatë institucionet janë proces pune të vazhdueshëm. “Ne - tha Kryeministri - duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në çështjen e përkthimit. Pasi miratohen kapitujt në KNI, fillon përgjigja në anglisht e pyetjeve, që e theksoj duhet të jetë përkthim kompetent. Nuk duhet të harrojmë se vlerësimi i përgjigjeve do të bëhet në anglisht dhe jo në shqip.”
Kryeministri Berisha kërkoi përqendrim maksimal në punën për kapitujt e tjerë, që të bëhet e mundur paraqitja në afatin më të parë të mundshëm e pyetësorit të përfunduar në Komisionin Evropian. “Këto dy muaj punë - u shpreh Kryeministri - kanë qenë dy muaj punë të frytshme, intensive, në të cilën nuk besoj të jetë punuar kurrë ndonjëherë mbi një dokument, ashtu siç është punuar në përgjigjet e këtij pyetësori, të cilën e rithem, përbën një lloj provimi për të gjithë ministritë, agjencitë, qeverinë dhe vendin në tërësi.”