E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma dhe Shaktari gjithcka per Championsin

Ne Olimpico te Romes vendasit do te japin maksimumin per te mundur pa pesuar gol ekipin e Shaktarit te Donetskut. Ky eshte njeri prej cifteve me te balancuar te 16-ve. Per sa i perket fazes se pare asaj ne grupe duhet thene se Roma ka marre maksimumin. Edhe pse u rendit e dyta ne grupin E me 10 pike te grumbulluara askush nuk mund te qortoje romanet duke qene se iu desh qe te perballeshin me skuadren e Bajernit mori vendin e pare me 15 pike Bazelit perfundoi ne vend te trete ne kuoten e 6 pikeve dhe Kluzhit 4 pike. Nderkohe qe nga ana tjeter ekipi ukrainas ka befasuar tere parashikuesit me performancen qe shfaqi gjate fazes se pare. Ekipi i Mircea Luceskut arriti qe ne grupin H te linte pas Arsenalin Bragen dhe Partizanin e Beogradit.

Historia

Per sa i perket historise se ketyre dy skuadrave duhet thene se gjithcka anon nga italianet. Per here te pare keto dy skuadra jane takuar ne edicionin 2006/07 te Liges se Kampioneve. Ne rome vendasit fituan 4-0 nderkohe qe ne Donetsk Shaktari fitoi minimalisht 1-0. Kjo fitore e lindoreve eshte e vetmja qe kane arritur ne dhjete takime qe kane zhvilluar me ekipet nga Italia ne Ligen e Kampioneve.

Mungesat

Tek ekipi i Romes do te mungoje vetem portieri titullar Zhulio Serxho. Numri nje i portes verdhekuqe ka pesuar nje demtim te lehte ne kavilje keshtu qe nuk do te jete i gatshem sonte qe te aktivizohet. Nderkohe qe ne kampin ukrainas do te mungojne dy lojtare. Si Fernandinjo ashtu edhe Kusherdo tu duhet qe te qendrojne disa dite pushim pasi kane problem muskulare.

Sfida brenda sfides

Nje nga duelet me terheqese te ketij takimi eshte ai midis dy teknikeve. Keshtu Ranieri dhe Lucesku jane perballur plot dhjete here me njeri-tjetrin si ne Serine A ashtu edhe ne B. Ne kete sfide interesante deri me tani kryeson tekniku roman. Ranieri me skuadrat e tij e ka mundur Luceskun plot pese here. Nderkohe qe tekniku rumun ka fituar vetem tri here. Per here te fundit keta dy teknike jane perballur ne edicionin 2003/04 te Liges se Kampioneve. Ne ate kohe Beshiktashi i Luceskut mundi ne Turqi Celsin e Ranierit me rezultatin 2-0. Nderkohe qe britaniket ne takimin e kthimit qe u zhvillua ne Londer fituan me te njejtin rezultat. Nje tjeter fakt interesant qe ka te beje me teknikun e Shaktarit jane edhe rezultatet qe ka marre ai ndaj Romes. Keshtu Lucesku si teknik i Pizes Breshas Rexhianes dhe Interit ka kryqezuar shpatat plot nente here me Romen. Dhe bilanci eshte totalisht i barabarte. Keshtu rumuni ka fituar tri here ka barazuar tri here si dhe eshte mundur plot tri here.

Formacionet

Roma Doni Kaseti Mekses Burdizo Rise Brigi De Rosi Perrota Menez Toti Vucinic

Shaktari Piatov Serna Cigrinski Rakitski Rat D. Kosta Gai Zhadson Uillian Eduardo Adriano

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›