E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shpërndan protestuesit në Jemen

Policia e Jemenit ka përdorur municion të vërtetë për të shpërndarë protestuesit të cilët kishin mbushur rrugët .  Mijëra njerëz janë tubuar në rajonet Shabva dhe Dhamar, për të kërkuar fundin e sundimit 33-vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh.

Po sot, forcat e armatosura të vendit janë shfaqur në rrugët e kryeqytetit Sana, për të parën herë që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare.

Demonstratat kanë vazhduar pavarësisht thirrjes së presidentit Saleh për dialog kombëtar, në përpjekje për t`iu dhënë fund trazirave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›