E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Në parlamentin e ardhshëm do të bëjmë të gjitha reformat e integrimi

25-05-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi sot në Kastrat të Shkodrës se, “në parlamentin e ardhshëm do të bëjmë të gjitha reformat dhe ne e kemi të gjithë vullnetin dhe mundësinë për të plotësuar çdo kusht për të hequr vizat edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Gjatë një takimi me banorët e kësaj zone, së bashku me deputetin e ardhshëm, Gjovalin Bzheta, pas përurimit të rrugës Hyrja Bajzë, me vlerë 250 milion lekë, Kryetarja Topalli falenderoi banorët për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe mbështetjen në rritje që ata i japin Partisë Demokratike në të gjitha zgjedhjet.
“Ne flasim me vepra dhe kërkojmë votën tuaj për projektet e ardhshme. Ndihem krenare për punët që qeveria jonë ka bërë gjatë kësaj periudhe. Ju bëni shtëpitë, ne bëjmë rrugët, ju mbillni tokën ne heqim TVSH-në për serat, në shtojmë subvencionet për farat, për plehrat kimikë, për fidanët. Ju punoni, ne do bëjmë edhe kanalizime, edhe kanale kulluese, edhe sisteme vaditjeje. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa të vazhdojmë të rrisim punësimin, të ardhurat, mirëqenien, për një Shqipëri të zhvilluar, për një Shqipëri europiane”, theksoi Topalli.
Duke ftuar të gjithë për një pjesëmarrje sa më të madhe në votime, Jozefina Topalli tha se dita e votimit do të jetë një ditë feste, ku shqiptarët do të votojnë për të ecur përpara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›