E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mila-Real San Siro i tejmbushur kerkohet hakmarrje

Pragndeshja

Fushata e blerjeve nuk ka qene stratosferike si ajo vitit te kaluar por ylli eshte Zhoze Murinjo. Pasi ka larguar dy gjigande si Raul e Guti tekniku portugez ka krijuar nje 4-2-3-1 me afrimin e Karvajos dhe gjermaneve Khedira e Eumlzil ndersa pret rikthimit e Kaka i demtuar. Ka hapesire per Kanales S yllin e U-19 te Spanjes dhe per argjentinasin fondamental Di Maria. Duke pare klasifikimin dhe fitoren ne Bernabeu veshtire qe vendi i pare ti ike nga duart Realit. Kane nje grup te mire lojtaresh nje trajner pragmatik dhe kerkojne trofeun e dhjete te klubit. Keto jane elemente qe shkojne ne favor te spanjolleve. Prej shume kohesh nga viti 2002 nuk fitojne trofe ne Europe. Ne La Liga per momentin po bejne ligjin duke alternuar pragmatizmin e sjelle nga Murinjo me spektaklin e kampioneve te tij te afte tu dhurojne tifozeve rezultate te natyres tenistike. San Siro do te jete i mbushur plot e perplot pasi kuqezinjte kerkojne hakmarrjen. Ronaldinjo ka shansin per te rimarre nje vend ne rreshtin e pare. Alegri synon te mbeshtetet tek ish-madrileni Robinjo ne mbeshtetje te Patos dhe Ibrahimovicit me deshiren per te pasur me shume saktesi ne krahasim me sfiden ndaj Juves. Do te nevojitet edhe kujdes i madh ne mbrojtje. Milani luan ndaj Realit pas gabimeve ne mbrojtje kunder Juventusit qe komprometuan sfiden e se shtunes se kaluar. Tifozet do te duhet edhe te mbeshtesin Paton te dale mes vershellimash shurdhuese. Rikthimi i Thiago Silves u ka kthyer buzeqeshjen te gjitheve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›