Greqi zbulohen te tjera pako bombe. Shperthim ne ambasaden e Zvicres ne Athine

Policia ne Greqi zbulon te tjera pako bombash. Nje bombe ka shperthyer paraditen e sotme ne ambasaden e Zvicres ne Athine por per momentin nuk ka informacione per te plagosur. Sipas policise vendase nuk ka pasur asnje telefonate paralajmeruese. Nje tjeter pako bombe eshte zbuluar prane ambasades bullgare.
Vetem nje dite me pare policia zbuloi 4 pako bomba ne kryeqytet ndersa ka publikuar fotot e te dyshuarve kryesore pas sulmit me bombe te nje dite me pare ne Greqi. Behet fjale per dy persona te ndaluar e publikut i eshte kerkuar te siguroje me teper informacion rreth tyre. Ata dyshohen se kane vendosur nje total prej kater pakove me bomba.
Policia nuk beri te ditur emrat e dy te dyshuarve pasi ata ende nuk jane akuzuar. Arrestimet u kryen menjehere pasi policia zbuloi pakon derguar presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe pasi nje tjeter pako shpertheu ne nje kompani postare ne Athine duke plagosur nje punonjese.
Dy te dyshuarit u arrestuan ne afersi te skenes se krimit dhe me vete kishin 2 bomba te tjera. Ata jane 22 dhe 24 vjec dhe ne momentin e ndalimit mbanin veshur jeleke antiplumb. Pakoja qe shpertheu ne duart e punonjeses ishte adresuar ne ambasaden meksikane ne Athine tha policia.
Pakot e tjera ishin adresuar perkatesisht tek ambasada belge dhe ajo holandeze ne Athine. Nje zyrtar i policise beri te ditur se sasia e eksploziveve te perdorur ishte shume i vogel per te marre jete njerzish ndersa dyshohet se sulmi eshte ideuar nga grupe guerile majtiste.
Delina Bitraku