E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani Djegia e fleteve te votimit do te nise me 1 tetor



Kreu i Komisionit te Zgjedhjeve Arben Ristani ka shpallur nje tjeter date per djegien e fleteve te votimit 1 tetorin. Ndersa diten e premte do te merret vendimi qe zyrtarizon boshatisjen e kutive te votimit. Une besoj qe me date 17 kur do te diskutohet vendimi do te jete pjese e votimit. Besoj qe ligji nuk le vend per interpretime te tjera dhe shpresoj qe do te merret vendimi per te hapur dhe pastruar kutite. Ne rastin me te mire duke presupozuar angazhimin total te te gjitha hallkave shteterore do te haje disa dite kohe. Une shpresoj te nisim te pakten nga 1 tetori - tha Ristani.
Kreu i KQZ-se hedh poshte propozimin e opozites se per zgjedhjet e ardhshme mund te blihen kuti te reja pasi ligji nuk e lejon dicka te tille. Nese opozita me te vertete do te donte kete zgjidhje tashme duhej te kishte vepruar. Ne rast se do te kishte nje propozim te tille apo ne rast se dy anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te mendonin se kjo eshte rruga e zgjidhjes sigurisht qe do ta kishin kerkuar nje mbledhje te KQZ-se per te dale ne nje konkluzion te tille. Per shkak se realisht nuk ka nje baze ligjore qe te niset nga KQZ-ja per te blere kutite e reja prandaj dhe nuk eshte kerkuar deri tani - tha Ristani.
Ishin fletet e votimit ato qe bllokuan negociatat mes socialisteve dhe demokrateve. Sipas socialisteve ne rast se fletet digjen atehere komunikimi me maxhorancen ndalet.

16 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›