E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, rinisin dueletRinis Liga e Kampioneve me ndeshjet e ditës së 3-të

Rrjetet sociale:

Rinis Liga e Kampioneve me ndeshjet e ditës së 3-të. Interi do të presë në shtëpi Dinamon e Kievit. Trajneri zikaltër, Hoze Murinjo, e cilësoi sfidën si jo vendimtare për kualifikim. Te Dinamo e Kievit luan tani Andrij Shevçenko. Barcelona, nga ana saj do të luajë kundër ruses Rubin Kazan.

Në grupin E, Liverpuli pret Lionin dhe Debreceni do të luajë kundër Fiorentinës. Në grupin F, sfida më e rëndësishme është ajo midis Shtutgardit dhe Seviljes. Takimi tjetër është Rejnxherës-Unirea.

Në Grupin H, Alkmar pret në shtëpi Arsenalin, ndërsa kampionia e Greqisë, Olimpiakos do të përballet në Athinë me skuadrën belge, Standard Liezh.

Të mërkurën kryesfida është Real Madrid-Milan, dy klubet me më shumë trofe në kompeticionin më prestigjioz evropian për klubet, respektivisht me 9 dhe 6 tituj. Ndeshja ka një shije të veçantë për ish-futbollistin e Milanit, braziliani Riki Kaka, tashmë në forcë me madrilenët. Kalendari propozon këto çifte:

Liga e Kampioneve
Dita 3

20.10.2009

E Debreceni-Fiorentina
E Liverpul-Lion
F Barcelona-Rubin Kazan
F Inter-Dynamo Kiev
G Rangers-Unirea Urziceni
G Shtutgart-Sevilja
H AZ Alkmaar-Arsenal
H Olimpiakos-Standard L.
 
21.10.2009
A Bordo-Bajern Munih
A Juventus-Makabi Haifa
B CSKA Moskë-Mançester J
B Volfsburg-Beshiktash
C Real Madrid-Milan
C Zyrih-Marsejë
D Porto-Apoel
D Çelsi-Atletiko Madrid
Numri i klikimeve - 4978
  E Marte, 20 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›