Tafaj pas humbjes: Fitova BicinTirana humbi 2-1 me Diamon. Kampionia ne fuqi pas shtatë javësh ndodhet në vendin e shtatë me 8 pikë

Rrjetet sociale:
Trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, e humbi sfidën me mikun e tij te Dinamo, Shkëlqim Muça, por tekniku i 24-herë kampioneve nuk u ndje edhe shumë i mërzitur pas humbjes 2-1 me rivalët e përjetshëm.
“Pashë një ekip të karikuar dhe me karakter të fortë. Kam fituar një lojtar shumë të mirë në mbrojtje, Ditmar Bicin. Në këtë ndeshje ndikoi dalja e Memellit nga fusha”.
Tirana pas shtatë javësh ndodhet në vendin e shtatë me 8 pikë: 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, por më shqetësues është fakti se kampionia në fuqi ndodhet jo pak, por 11 pikë larg Dinamos kryesuese.
Në javën e 8-të, Tirana do të presë në shtëpi Teutën (vendi i 4-t, 12 pikë) e që drejtohet nga një tjetër ish-trajner kampipon i bardhebluve, Mirel Josa.
Numri i klikimeve - 4976
E Marte, 20 Tetor 2009