E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampionëve, sonte përcaktohen dy skuadrat e tjera çerekfinaliste

Liga e Kampioneve do te mesoje sot ne mbremje dy skuadrat e tjera qe do te sigurojne nje bilete per ne çerekfinale. Barcelona do te luaje ne “Kamp Nou” kunder Shtutgart, ndersa Bordo do te prese ne fushen e saj Olimpiakos. Kampionet e Evropes ne fuqi kthehen ne tempullin e tyre pas barazimit 1-1 ne ndeshjen e vajtjes te zhvilluar ne Gjermani.

Skuadres se Guardioles i mjafton edhe nje barazim pa gola per te vazhduar aventuren e saj evropiane, por tekniku spanjoll ka bere te ditur se ekipi i tij do te luaje ne sulm per te fituar kete sfide shume te rendesisishme.

“Duhet ta fitojme me cdo kusht kete ndeshje dhe per ta bere kete duhet te sulmojme qe ne minutat e para. Nuk duhet te shpërqendrohemi, pasi asgje nuk eshte mbyllur. E pame se cfare ndodhi me Realin e Madridit”, ka bere te ditur trajneri i Barcelones Pep Guardiola. Nga ana tjeter gjermanet e Shtutgart do te te kerkojne nje kualifikim historik dhe trajneri Kristian Gros ka thene se skuadra e rij do te jape maksimumin.

“Luajme kunder nje skuadre te madhe si Barcelona, por jemi ketu per te dhene maksimumin. Ne besojme te kualifikimi, megjithëse nuk do te jete e lehte”, eshte shprehur përpara ndeshjes tekniku gjerman.

E favorizuar ne ndeshjen e kthimit eshte Bordo, pasi kampionet e frances arriten te fitonin 1-0 ne Greqi kunder Olimpiakosit. Per kete arsye, skuadres se Loran Blanc i mjafton edhe nje barazim per te kaluar ne çerekfinalet e Liges se Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›