Ministri i Jashtëm Meta, vizitë dyditore në SHBA
Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, do të niset nesër drejt SHBA për një vizitë pune dyditore. Gjate qëndrimit të tij në Washington, Meta pritet të mbajë një fjalim në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Po kështu ai do zhvillojë takime të ndryshme në kongres, senat dhe me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Në qendër të kësaj vizite do të jenë zhvillimet në rajonin tonë dhe angazhimet e Shqipërisë në këtë drejtim, si edhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të dy vendeve në të gjitha fushat.
< I mëparshmi