E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, sot Bajerni pret Fiorentinën

Bavarezët nuk e filluan aspak mirë këtë sezon në Europë, por në kampionat kanë 12 fitore rresht dhe gjenden në vend të parë së bashku me Bajer Leverkusenin. E kundërta ka ndodhur me italianët e Fiorentinës, të cilët u kualifikuan bindshëm në Ligën e Kampionëve, por në kampionat nuk po e gjejnë veten.

Mbrojtësi Gamberini u dëmtua në sfidën e fundit në kampionat ndaj Sampdorias dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Çezare Prandeli në takimin e sotëm. Kjo është hera e tretë që këto dy ekipe gjejnë njëri-tjetrin në Ligfën e Kampionëve dhe njërën nga sfidat e mëparshme e kanë fituar gjermanët, kurse tjetra ka përfunduar në barazim.

Bajern Mynih – Fiorentina, formacionet e mundshme:

Bajern Mynih (4-4-2): Butt - Lahm, van Buyten, Demichelis, Badstuber - Robben, van Bommel, Schweinsteiger, Ribery - Gomez, T. Müller. Trajner: van Gaal

Fiorentina (4-2-3-1): S. Frey - Comotto, Kröldrup, Felipe, Pasqual - Montolivo, Bolatti - Marchionni, Jovetic, Vargas - Gilardino. Trajner: Prandelli

Gjyqtar: Ovrebo (Norvegji)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›