Kreu i ish-Bandës së Lushnjës kërkon gjykim të shkurtuar
I akuzuari për mbi 20 krime të ndryshme, po përpiqet që t’i shpëtojë burgut të përjetshëm, duke kërkuar gjykim të shkurtuar.
Nëse kjo kërkesë merret parasysh, atëherë në bazë të ligjit do të përfitojë ulje të masës së dënimit. Në seancën e sotme, Bare është përfaqësuar nga avokati mbrojtës, Vladimir Meçe.
Seanca ka përfunduar brenda disa minutash, pasi prokurori ka kërkuar më shumë kohë për të mbledhë të gjitha faktet për fajësinë e Bares, ose Alfred Shkurtin. Mbi Baren rëndojnë akuzat për dhjetëra vrasje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, etj.
Ai u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar që prej tre vitesh, pas një urdhër-arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.