E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, Barcelona "parakalon" Realin

“Beteja” ka zbritur edhe në shtyp, ku të përditshme më të mëdha sportive madrilene njoftojnë se francezi do të mbërrijë në “Bernabeu”, ndërkohë që ato katalanase ngulin këmbë se Riberi do të “Zbarkojë” në “Kamp Nou” në merkaton e verës së ardhshme.

Sot “El Mundo Deportivo” shkruan se ashtu si verën e kaluar, francezi do të jetë në qendër të objektivave të merkatos katalanase. Sipas gazetës, Barcelona e Pep Guardiolës, që e sheh asin bavarez si përforcimin ideal për krahun e majtë të mesfushës, do të intensifikojë bisedimet me drejtuesit e Bajernit dhe agjentin e lojtarit, Alen Miliaço.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›