Reformat ekonomike kane ngecur

Bashkimi Europian vëren se reformat për integrimin ekonomik të Shqipërisë thuajse kanë ngecur në vend.
Progres raporti i fundit nënvizon se në pjesën dërrmuese të fushave ekonomike nuk ka patur asnjë progres, ndërsa në ato fusha ku janë bërë përmirësime ato kanë qenë të kufizuara. Cështja më e nxehtë mbetet ajo e pronave. Raporti thotë se Shqipëria ende nuk po ndërmerr një strategji apo plan kombëtar për të zgjidhur cështjen e pronave që mbetet një nga shqetësimet kryesore për ekonominë duke penguar investimet e huaja, por edhe ato të brendshme.
Ngërci i dytë mbetet ai i korrupsionit dhe zbatimit të dobët të ligjit. Sipas raportit, korrupsioni në vend është i përhapur. Së bashku me fuqinë e dobët e zbatimit të ligjit, të dy këto elementë po vazhdojnë të kenë efekte negative në klimën e biznesit. “Sipërmarrjet në Shqipëri- vëren Bashkimi Europian- vazhdojnë të përballen me shtyrje pafund të proceseve gjyqësore dhe ekzekutim të dobët të kontratave dhe garancive bankare.
Kjo ka bërë që metodat informale të zbatimit të kontratave të jenë të përhapura dhe mungesa e konsensusit politik për ngritjen e gjykatës administrative pengon investitorët. Në fushën e taksave raporti nënvizon përpjekjen e qeverisë për të pajisur bizneset me kasa. Por thotë se vetëm gjysma e ndërmarrjeve i kanë instaluar ato dhe kjo bën që sektori informal i ekonomisë të jetë i madh. Sipas raportit, niveli i lartë i borxhit të qeverisë mbetet një burim dobësie për ekonominë dhe kërkon masa të tjera shtrënguese. Në fushën financiare BE vëren se sistemi bankar shqiptar mbetet i mirëkapitalizuar, por tani niveli i lartë i borxheve të këqija po shndërrohen në një arsye për t'u shqetësuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet
Qeveria ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ndaj nismës së opozitës për të ulur taksat tek artikujt më bazë të jetesës. Negociatat e tregtisë së lirë
Shqipëria po niset në dizavantazh në negociatat e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, pasi autoritetet ende nuk kanë vendosur propozimet finale, ne koordinim me interesat e biznesit, që do dërgojnë në Bruksel për kuotat e eksportit.
Borxhet kërcenojnë ekonominë
Ish-Ministri socialist i Financave, Anastas Angjeli, thotë se paralajmërimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për borxhin janë një këmbanë alarmi për Shqipërinë, e cila përveç rritjes së detyrimeve të qeverisë duhet të përballet tashmë edhe me shlyerjen e borxheve të marra gjatë tranzicionit. Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministi Sali Berisha pretendon se vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilacet ka ulur dukshëm cmimet e tyre në treg.
Itali-Spanjë, tjetër ulje e normës së kreditimit
Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s. Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit.
Lajmet kryesore
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti