E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjëratë kundër përdorimit të narkotikëve

Gjashtë nxënës të shkollës së mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë tashmë është e ditur se kanë përdorur substanca narkotike, madje edhe brenda institucionit të shkollës, transmeton KTV.

Këtë e ka bërë të ditur edhe drejtori i kësaj shkolle, Shemsi Lushaku, i cili ka njoftuar se 2 prej tyre tashmë janë në shërim, ndërsa të tjerët janë në proces shkollor, por që janë zotuar se e kanë ndërprerë konsumimin e substancave narkotike.

Togeri Bajram Nuhiu njofton për statistikat të cilat tregojnë se niveli i përdorimit mbetet i lartë, ndërsa ai thotë se ka rënie të rasteve të trafikimit. Për të treguar efektin e dëmshëm të drogës si dhe shkatërrimin që i bëhet organizimit nga këto substanca, është mbajtur një ligjëratë para nxënësve të shkollës së mesme teknike “28 Nëntori në Prishtinë”.

Zyrtari policor nga drejtoria antidrogë, Ismet Koca, ka shpjeguar para nxënësve se si duhet të mos bien pre e kësaj dukurie negative, sepse me këtë shkatërrojnë të ardhmen e vet dhe tërë shoqërinë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›