E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjerohet votimi i emigranteve

Per here te pare kodi elektoral shqiptar, do te parashikoje votimin e emigranteve. Ne mbledhjen me te gjate qe komisioni i reformes zgjedhore ka zhvilluar ne te gjithe mandatin e tij, pozita dhe opozita kane rene dakort qe emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne jashte vendit, te kene mundesi te votojne per zgjedhjet qe do te mbahen ne Shqiperi. Kjo eshte garantuar ne mbledhjen me dyer te mbyllura te komisionit te reformes zgjedhore, nga grupime te caktuara te ftuara per te bere propozime konkrete per kodin e ri elektoral. Votimi i emigranteve ka gjetur mbeshtetjen e plote te paleve, vecanerisht te mazhorances,qendrim ky qe zyrtarizon deklarimin pro te kryeministrit Berisha nje jave me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›