Gjirokastër- Drejt rrënimit shtëpia e Bejve, shteti indiferent
Gjirokastër- Shtëpia disa qindra vjeçare e familjes Beja në Gjirokastër është drejt rrënimin total dhe asnjë strukturë shtetërore nuk ka marrë masa për resataurimin e saj.
Hera e fundit kur ajo është restauruar është gjatë periudhës komuniste, ndërsa tani e braktisur nga pronarët është harruar edhe nga shteti. Dëmet më të shumta vihen re në çati, në mure, pikturat murale, si dhe struktura e brendëshme duke filluar nga shkallët prej druri e deri te porta.
I vetmi person që po kujdeset tani për shtëpinë është, Kujtim Cocoli, një i afërm i familjes Beja i cili shprehet se problemet janë të shumta dhe nuk mund të rregullohen nga fondet e familjarëve.
Në këtë shtëpi janë strehuar figura të njohura të historisë. Është strehuar kryeministri grek pas sulmit turk ne Greqi, figura të oborrit të Ali Pashës si dhe shumë diplomatë dhe poetë.
Shkrime të tjera me interes:
- Materniteti i Gjirokastrës drejt rrënimit, 80 vjet pa investime Gjirokastër- Materniteti i Gjirokastrës prej mëse 80 vitesh nuk ka...
- Gjirokastër, shëmbet pjesërisht shtëpia monument e Kokobobove Gjirokastër- Shtëpia monument kulture e Kokobobove është shembur pjesërisht si...
- Librazhd- PS ndan ndihma, Rama: Shteti indiferent Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë të ditur...