Thaçi: VV kërkon të marrë pushtetin me dhunë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje se po synon rrëmbimin e pushteti me dhunë. Në komunikatën për shtyp lëshuar disa orë pas mbylljes së protestës mbajtur para godinës së qeverisë shprehet mirënjohje për protestën paqësore nga ana e qytetarëve.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj lidhur me veprimet manipuluese politike të Lëvizjes Vetëvendosje për ti nxjerrë në protestë qytetarët e Kosovës, që nuk e fshehin qëllimin e saj për ta rrëmbyer pushtetin demokratik nëpërmjet protestave, thuhet në deklaratë.
Ajo mbyllet me frazën se themelet e shtetit tonë demokratik janë të sigurta dhe të pathyeshme.