E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Vendim i Kolegjit i mirë, të shqyrtohen votat njësoj

KORCE- Ambasadori i OSBE Eugen Wollfarth përshëndeti sot vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke e konsideruar një vendim të mirë i cili jep “mundësinë për të rishqyrtuar të gjitha votat e qytetarëve në mënyrë të njëtratshme dhe të barabartë".

Deklarata e ambasadorit të OSBE-së është bërë për gazetarët pas një takimi me krerët lokalë në bashkinë e Korçës.

"Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rishqyrtimin edhe një herë të përmbajtjes së kutive. Mendoj që është një vendim i mirë për të rishqyrtuar dhe trajtuar në mënyrë të njëjtë të gjitha votat e hedhura nga qytetarët. Mendoj se është një shqyrtim i barabartë dhe i njëtrajtshëm i të gjithë votave të hedhura nga qytetarët për të parë se cili ishte vullneti i qytetarëve në ditën e votimit, 8 maj."- deklaroi ambasadori Wollfarth.

Deklarata vjen vetëm pak orë pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi hapjen e të gjitha kutive të Tiranës për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, duke pranuar pjesërisht ankesën e PS-së.

Të hënën në mesnatë, trupa e Kolegjit vendosi që të urdhërojë KQZ-në për të numëruar fletët e kontestuara, të hedhura gabimisht në kutitë e tjera. Kolegji rrëzoi vendimin e KQZ-së për shpalljen e kandidatit demokrat Lulzim Basha si kryetar bashkie, duke kërkuar rinumërimin e fletëve të kontestuara. Emri i ri i kreut të bashkisë së Tiranës do të mësohet vetem pas numërimit të 1472 kutive të votimit.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Wollfarth: Vendim i Kolegjit i mirë, të shqyrtohen të gjitha votat njësoj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›