Ligjet hapin rrugën për liberalizim

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Hazi, u ka bërë thirrje deputetëve që nesër (të enjten) të votojnë për miratimin e 8 projektligjeve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se miratimi i këtyre projektligjeve mund të ndikojë që dialogu për këtë proces të vlerësohet pozitivisht nga Komisioni Evropian në shtator.
“Miratimi i këtyre projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin pozitiv të liberalizmit të vizave”, ka thënë Haziri. Sipas tij, lënia e këtyre projektligjeve për sesionin vjeshtor do të mund të ndikonte që vlerësimi të mos jetë pozitiv, shkruan Epoka e re.
Haziri ka deklaruar se me miratimin e kësaj pakoje Kuvendi i Kosovës i përfundon suksesshëm punimet për sesionin pranveror. Ai ka thënë se për të bërë hapa përpara në këtë proces Qeveria e Kosovës duhet t’i luftojë fort krimin e organizuar dhe korrupsionin. /Indeksonline/