Sulmohet zyrtarja e komunës së Vitisë

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komuna e Vitisë, Ibadete Hyseni i ka dërguar letër grave deputete të Kuvendit të Kosovës për të ju treguar se është sulmuar nga Menaxheri i Personelit H.Y. Në letër shkruan se ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë orarit të punës.
Ajo tregon se Menaxheri i Personelit e kishte fyer rëndë, duke cenuar dinjitetin e saj njerëzor ku më pas ka tentuar të sulmojë fizikisht dhe më rast ne ndihme kanë dalë zyrtaret komunal te cilët kane arritur ta pengojnë sulmin fizik.
Për ketë rast ( sulm fizik ne vendin e punës, vepre kjo e kryer ne tentative), menjëherë janë njoftuar organet e ndjekjes, ku edhe janë marre ne pyetje mbi dhjete dëshmitare ( zyrtare komunal )dhe rasti është proceduar ne Prokurorinë publike ne Gjilan, nga njësia e hetimeve.
“Ndërkaq, po atë dite, Menaxheri i Personelit i ka thirrur një nga një dëshmitaret ( zyrtaret komunal ) ne zyrën e tij, duke i shantazhuar, shtrënguar dhe frikësuar qe te dëshmojnë ne favor te tij, ku nga këto veprime te tij edhe ata janë te frikësuar dhe te detyruar te ruajnë veten e tyre, se përndryshe po te dëshmojnë sulmin dhe fyerjen, mund te ndëshkohen edhe këta nga ‘menaxheri’”, shkruan në letrën e saj drejtuar grave deputete, shkruan Zëri.
Edhe pse menjëherë ka njoftuar Kryetarin e Komunës, ai deri me tani nuk ka ndërmarre asnjë mase disiplinore ndaj personit ne fjale ( Menaxherit te Personelit ), por as qe ka pranuar sqarime.
Ibadete Hysenit me ketë rast ju është drejtuar grave deputete duke kërkuar qe te ngritët zëri ne Parlamentin e Republikës se Kosovës duke thënë se është një vepër e patolerueshme dhe e papranueshme që kthen prapa zhvillimin demokratik të vendit.
H.Y edhe pse pas këtij rasti ka vazhduar te qëndrojë në vendin e punës. /Indeksonline/