E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Ligjet’ miratojnë kandidaturat e LSI dhe PBDNJ për anëtarë të KQZ

27-09-2012 / Gazeta 55

Pas kandidatëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste komisioni i Ligjeve ka miratuar dje edhe kandidatët e LSI dhe PBDNJ për anëtarë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidaturat e LSI për anëtarë të KQZ-së janë Ilirjan Muho dhe Arben Shkëmbi, ndërsa ato të PBDNJ-së janë Jani Jani dhe Spiro Kuro. Këto forca do përfaqësohen vetëm me një kandidat në Kuvend, i cili do zgjidhet në Kuvend mes kandidatëve të sipërpërmendur. PS dhe PD do kenë secila nga dy anëtarë në KQZ. PS ka propozuar Denar Biba dhe Albana Shtyllan ndërsa PD Vera Shtejfnin e Hysen Osmanaj për në krye të KQZ, ndërsa dy anëtarët e tjerë (njëra nga secila parti) do të dalin nga PBDNJ-ja si forca e dytë e koalicionit opozitar dhe LSI-ja, si forca e dytë e koalicionit qeverisës dhe do zgjidhen në Kuvend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›