Te perndjekurit -Topit: Duam parate

Ish-te perndjekurit politike kerkuan dje ndihmen e Presidentit Bamir Topi per te nderhyre qe ata te marrin parate qe shteti u premtoi si demshperblim per vuajtjet e komunizmit. Duke qene se deri me sot, asnje person qe gezon statusin e te perndjekurit nuk ka mundur te marre qofte edhe nje qindarke, nje perfaqesi e kesaj kategorie iu drejtuan kreun te shtetit. Ne Presidence kreret e Shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, Adem Allci e Besim Ndregjoni, por dhe te shoqatave te tjera raportuan te Topi, se ligji i miratuar nga Kuvendi i diskriminon. Por, pavaresisht kesaj, dhe me ligjin e miratuar, asnje nuk ka mundur te marre qofte dhe nje qindarke si demshperblim per vuajtjet e sistemit. Perkundrazi, sipas tyre, vijojne zvarritjet e shumta ne pranimin e dosjeve qe kerkohen per perfitimin e demshperblimit.
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, siguroi dje te perndjekurit se do t'i mbeshtese ne perkrahjen e plote institucionale dhe njerezore. "Do te bej cdo perpjekje brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues per ndergjegjesimin e strukturave perkatese shteterore si dhe per perfaqesimin e menjehershem dhe integrimin e kesaj shtrese ne mbare spektrin politik dhe shoqeror te vendit", premtoi Topi. Kreu i shtetit degjoi me vemendje ankesat e shqetesimet e tyre, duke u shprehur se ata meritojne te integrohen plotesisht ne jeten shoqerore, politike dhe ekonomike te vendit. Presidenti Topi vuri ne dukje gjithashtu dhe rendesine e ndermarrjes se veprimeve dhe te masave konkrete ne kete drejtim. Ndonese u premtoi se do t'i mbeshtese, kreu i shtetit dha firmen kohe me pare per ligjin e qeverise per "Demshperblimin e ish-te perndjekurve politike", pavaresisht kundershtimeve te kesaj shtrese, por edhe opozites.
Ne fund te vitit te kaluar, Kuvendi miratoi ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike. Me shumice votash, deputetet vendosen qe te drejten e demshperblimit financiar ta kene te denuarit padrejtesisht nga sistemi komunist qe kane fituar pafajesine. Sipas ligjit te ri, rrethi i perfituesve te demshperblimit qe jane te internuar nuk do te kufizohet deri ne vitin 1954, por do te shtrihet deri ne periudhen pas komunizmit. Mundesi per demshperblim do te kene te internuarit deri ne vitin 1991. Por, ajo qe nuk u pelqeu ish-te perndjekurve, por dhe opozites, ishte fakti qe te drejten e perfitimit te demshperblimit do ta kene vetem familjaret e ish-te perndjekurve. Pra demshperblimi mund te merret nga bashkeshorti/ja si dhe femijet e te perndjekurit. Jo mbesa apo niperit. Ne ligj u percaktua qe demshperblimi te zgjase per nje periudhe tetevjecare.
Kola: Ligji i miratuar eshte antikushtetues
Shoqatat e ish-te perndjekurve politike nuk kane hequr ende dore nga ideja per te kerkuar shpalljen si antikushtetues te ligjit te qeverise per demshperblimin e tyre. Ligj qe u miratua ne fund te vitit te kaluar me kundershtimet e opozites, por dhe te grupeve te interesit qe jane ish-te perndjekurit. Kreu i shoqates se te perndjekurve politike, Kurt Kola tha per gazeten se po punohet per pergatitjen e dosjes per te ankimuar ligjin ne Gjykate Kushtetuese, qe, sipas tyre, u mohon te drejtat kesaj shtrese. "Ne do te ngreme zerin deri ne gjykaten per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg, nese vazhdohet te na mohohen te drejtat tona", tha Kola, duke premtuar se nuk do te heshtet me. Sipas Koles, ligji i ri i miratuar muajt e fundit te vitit qe shkoi mohon te gjithe te pushkatuarit e te vrare ne lufte para vitit 1944. Po keshtu, sipas tij, u mohon te drejten e perfitimit te demshperblimit mbesave, motrave dhe vellezerve te ish-te perndjekurve. Me keto menyra, sipas kryetarit, numri i personave qe mund te perfitojne demshperblim nga shteti ulet shume. Kola u ankua dhe per vonesat ne ndarjen e fondit per kete kategori nder vite, qe deri me sot asnje nuk ka marre asnje lek. Kryetari i shoqates, kritikoi ashper te gjitha forcat politike, qe deri me sot vetem kane folur pa bere asgje per ta, perkundrazi vetem po i sorollatin cdo dite e me shume.