Ligjet pezull, për shkak votash
Neni 81 i Kushtetutës sanksionon qartazi ligjet të cilat kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend për t‘u miratuar. Në këtë kategori futen ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve, të parashikuara nga Kushtetuta; ligji për shtetësinë; ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore; ligji për referendumet;
d) kodet; ligji për gjendjen e jashtëzakonshme; ligji për statusin e funksionarëve publikë; ligji për amnistinë dhe ligji për ndarjen administrative të Republikës. Aktualisht mazhoranca ka 73 mandate të saj, dy mandate janë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet (Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri) dhe mandati tjetër është ai i Vangjel Dules së PBDNJ-së. Në total arrihet në 76 mandate deputetësh që frekuentojnë Parlamentin. Ecuria në procesin integrues në Bashkimin Europian kërkon ndërmarrjen e një sërë reformash të rëndësishme. Një pjesë e tyre kërkon shumicë të cilësuar votash në Parlament. I tillë është ligji për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Administrative, që u hartua gjatë legjislaturës së kaluar me pjesëmarrjen e opozitës, por nuk u miratua në seancë parlamentare. Një tjetër projektligj është ai për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Projektligji për funksionimin dhe vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë është një tjetër nismë e asaj çka cilësohet paketë e reformës në drejtësi dhe kërkon 3/5 e votave. Faktori ndërkombëtar është shprehur qartazi se kryerja e reformave kyçe, sidomos në sistemin e drejtësisë, është element kyç i vlerësimit për Shqipërinë. Gjykata Administrative përbën shembullin thelbësor të një "investimi" ndërkombëtar që ka mbetur pezull për shkak të konfliktit politik midis së majtës dhe së djathtës.