Konferencat e shtypit popullarizojnë deputetët
Ndryshe nga sa mund të kishte menduar secili deputet i ri, i dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, karriera politike po ushtrohet në konferenca shtypi. Nga panorama e shfaqur që prej 7 shtatorit, kur edhe u konstatua Kuvendi i ri, duket se deputetët e rinj kanë gjetur formën më të gabuar për t‘u shfaqur para publikut. Frazat e ashpra dhe toni i vrazhdë duket t‘i kenë bërë ata automatikisht të padëshiruar për publikun. Duke shfrytëzuar mungesën e opozitës në Kuvend, gjatë seancave të zhvilluara, deputetët e rinj demokratë kanë bërë "paradë" fjalimesh kush e kush sulmon më shumë opozitën.