E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ligjet që duhen anuluar pas dorëheqjes së Ramës” e ftuar në Fax News, Miranda Rira

Ish kryetarja e bashkisë Prrenjas, Miranda Rira ishte e ftuar në rubrikën “I ftuari i Ditës” në ekranin e Fax News, për të diskutuar rreth Territoriales dhe Paketës së Maleve.

Ajo shprehet se Parku Kombëtar i Shebenikut, i mbrojtur nga UNESCO si “Monument natyror”, është në një rrezik të madh nga ndërhyrja e njeriut.

Rira u ndal tek çështja e nismave antikushtetuese, ku përmendi nismën e qeverisë për ndryshimin e gjinisë, e miratuar nga qeveria pak muaj më parë, ku shprehet se taksat e mia nuk mund të shkojnë për të tilla nisma, por për nisma të cilat janë në të mirën tonë.

Në lidhje me Reformen Territoriale, ajo tha se shteti e ka krijuar këtë ndarje të  re territoriale për shpopullimin e vendit.

Për protestën e përnatshme në Sheshin Skënderbej, tha se e mbështet atë, dhe duhet që kjo qeveri, të japë  dorëheqjen bashkë me Ramën në krye.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›