Ligjet, seancë me Vishën. PD: Ske besueshmëri

Komisioni i Ligjeve
TIRANE- Kandidati i propozuar nga socialistet per vendin vakant ne Keshillin e Larte te Drejtesise, Ardian Visha degjohet sot nga deputetet e Komisionit parlamentar te Ligjeve.
Visha i eshte pergjigjur pyetjeve te deputeteve demokrate ne komision. Ata e kanë akuzuar Vishën se ai është pushuar nga posti që mbante në Ministrinë e Jashtme në muajin shtator-tetor si i papërshtatshëm, fakt ky qe mjafton për të ulur besueshëmrinë e kandidatit socialist për këtë post. Në mbrojtje Visha tha se shkarkimi i tij ishte politik.
“Kam bere detyren si avokat, kam besuar e besoj ne pafajesine e Mediut per ceshtjen “Gerdeci”. Keshtu eshte pergjigjur ai i pyetir nga deputeti i PD-se, Edi Paloka.
Ai ka deklaruar se ka mbrojtur institucionin e prokurorisë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë parlamentin. “Skam marrë asnjë urdhër nga Koçiu. Roli im në prokurori në dobi të luftës ndaj krimit”- ka thene Visha.
Ai garon ne kete post perballe kanditatit tjeter, Elvis Cefes, i propozuar nga maxhoranca, e që mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ai u degjua nga komisioni nje mbledhje me pare, kur opozita kerkoi te shtyhej seanca me pretendimin se dosja per te nuk ishte e plote.