E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi vakant në KLD, seancë dëgjimore për kandidatin e PS, Ardian Visha

Mbledhje e Komisionit te Ligjeve / Foto arkiv

Në Komisionin e Ligjeve ka nisur sot seancën dëgjimore për kandidatin e propozuar nga PS, Ardian Visha,  për vendin vakant në KLD.

Mbledhja po shoqërohet me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës. Përfaqësuesit e PD e kanë kundërshtuar kandidaturën e Vishës, duke e cilësuar si të papërshtatshëm.

Sipas tyre, Visha është pushuar nga posti që mbante në Ministrinë e Jashtme në muajin shtator-tetor, si i papërshtatshëm. Ndërsa vetë Visha e ka cilësuar shkarkimin e tij nga detyra si të motivuar politikisht.

Javën e shkuar, në Komisionin e Ligjeve u zhvillua senaca dëgjimore për kanditatin e maxhorancës, Elvis Sefa, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Posti i nënkryetarit të KLD-së është vakant prej më shumë se dy muajsh, pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›