E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë policin e burgut, pranga vëllezërve

Policia e Korçës

KORCE- Policia ka vene ne pranga dy vellezer te dyshuar per vrasjen e policit te burgut 313 dje ne Tirane.

Arrestimi eshte bere ne Kapshtice, ku sipas te dhenave te para vellezerit Xhecuka po tentonin te kalonin ne menyre ilegale ne Greqi permes pikes doganore te Kapshtices.

Arrestimi eshte bere në mesnatë në kufirin e gjelbërt teksa së bashku me 6 klandestinë po përpiqej të kalonte ilegalisht drejt Greqisë.

Vrasja ndodhi mengjesin e djeshem ne zonen e Unazës së Re në Tiranë, ku efektivi  i burgut 313, Ymer Hajdari, u ekzekutua me 3 plumba pistolete pranë banesës së tij. Viktima ishte duke dale nga banesa dhe eshte qelluar ne makine.

Pista kryesore e hetimit eshte ajo per nje vrajse per motive hasmerie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›