Ligji anti-duhan, Kllogjeri: Penalitet të ashpra për inspektorët

Pas kritikave të kryeministrit Berisha mos eficencën e ligjit dhe urdhrit të ministrit të shëndetësisë Vangjel Tavo se duhet task forca antiduhan, reagon Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan.
Kjo drejtori bënë të ditur se më 1 shtator, task forca antiduhan e Elbasanit do të filloj menjëherë nga puna me qëllim mos lejimin e konsumimit të duhanit në vendet publike. Drejtori i Shëndetit Publik Bujar Kllogjeri tha se do të ketë penalitete të ashpra edhe për inspektorët që nuk do të kryejnë siç duhet detyrat që do ti ngarkohen gjatë këtij aksioni.
Edhe pse ky ligj ekziston për më shumë se 7 vitet, mos zbatimi i tij është problem në të gjithë Shqipërinë. Edhe pse besimi i qyteratëve është zbehur, kreu i qeverisë ka kërkuar rimobilizim. Kjo edhe për shkak se një nga kritikat më të mëdha të OBSH për vendin tonë është se për zbatimin e ligjit antiduhan nuk është bërë asgjë. Për këtë arsye, drejtoritë e shëndetit publik në mbarë vendin pritet të nisin një aksion më të fort nëpërmjrt task forcave anti-duhan.