E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti duhan beteja e humbur e Vasilit, nga 8 mijë gjoba nuk u mblodhën as gjysmat

Ja shkaqet që çuan në dështimin e ligjit antiduhan, miratuar 3 vite më parë

Ligji anti duhan ka dështuar me sukses tre vjet pas lançimit të tij si një prej arritjeve më të rëndësishme nga Ministria e Shëndetësisë. Në vitin e tretë të hyrjes në fuqi të ligjit antiduhan, hartuesit, specialistët e shëndetit publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë bindur tashmë që ligji ka çaluar në zbatimin e tij. Zbatimi i ligjit në këto vite lë për të dëshiruar, konfuziteti i kompetencave, mungesa e strukturave për vjeljen e gjobave, mungesa e bashkëpunimit institucional kanë çuar drejt dështimit me sukses të plotë të tij. As më shumë e as më pak kështu ka deklaruar ditën e djeshme burime nga Ministria e Shëndetësisë por jo vetëm. Edhe ish specialistë të cilët kanë propozuar këtë ligj rreth tre vjet më parë, kanë deklaruar dje për gazetën SOT se elementet e mësipërme janë shkaqet në dështimin e sigurt të ligjit  Përpos kësaj burimet e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me faj Bashkinë e Tiranës e cila nuk ka marrë për këtë ligj përgjegjësitë e saj e në shumë raste inspektorët të cilët shqyrtojnë rastet e vendosin gjobat, kanë abuzuar me punën e tyre. Vetëm në këta tre vjet nga 8 mijë gjoba të vendosura në subjekte të cilat kanë shkelur ligjin kundra duhanit, nuk janë vjelë as gjysma e tyre. Por vetëm pak kohë më parë edhe specialistë të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e ligjit, kanë deklaruar se Bashkia duhet të përfshihet për të realizuar detyrimet e veta e nga ky institucion duhen bërë më shumë fushata sensibilizuese. Pak kohë më parë në lidhje me zbatimin e këtij ligji ka mbërritur në kryeqytet edhe një prej specialistëve të OBSH-së i cili merret me zbatimin e ligjit në Angli. Ky specialist përveç këshillave që u ka bërë insitucioneve përkatëse të cilat janë marrë në këto tre vjet me zbatueshmërinë e ligjit, edhe i ka kritikuar ato.  Mësohet se eksperti ka ardhur për të këshilluar ministrinë për ndryshimet në ligjin antiduhan në mënyrë që ai të zbatohet.

Ndryshimet në ligj
Nga ana tjetër, një ligj i ri i sapomiratuar, vetëm dy javët e fundit i ka hequr përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë për vjeljen e gjobave të subjekteve të cilat konstatohen me shkelje të ligjit kundra duhan. Ndryshimet në ligj, i japin të drejtë Ministrisë së Financës të vjelë direkt gjobën e vënë lokaleve apo mjediseve të tjera nëse lejojnë pirjen e duhanit. Konfuzioni i përgjegjësive dhe mosharmonizimi i katër inspektorateve të Policisë Bashkiake, komunare dhe Policisë Tatimore dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror, mosvjelja rregullisht e gjobave nga bashkia. Nga njëra anë ka ndikuar në dështimin e ligjit kundra duhanit.

Shifra
Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për konsumin e duhanit me një prirje në rritje të konsumatoreve femra, ato shënojnë rreth 18%. Gjithashtu, grupmoshat që pinë duhan me një prirje gjithnjë e në rritje janë në klasën e 7-të apo të 8-të. Të dhënat evidentojnë se në vendin tonë nga 895 mijë duhanpirës më shumë se 265 mijë janë femra. Një duhanpirës konsumon mesatarisht 19.7 cigare në ditë. Sipas një përllogaritjeje nga ISHP-ja, të gjithë shqiptarët së bashku shpenzojnë në ditë 1.4 milionë dollarë. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, pasi dështoi në ligjin kundra duhanit, së bashku me specialistët e ISHP-së, e drejtues të arsimit, kanë shpërndarë mesazhe sensibiluzese, për një rini pa duhan dhe alkool. Mesazhet janë përcjellë në një aktivitet festiv në Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e nxënësve të sistemit parauniversitar nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit. Statistikat për numrin e duhanpirësve në botë janë edhe më shqetësuese. Rreth 1 miliard meshkuj tymosin cigare rregullisht dhe 250 milionë femra në botë janë duhanpirëse.

Mungesa e gjakut në QSUT, Dashi me 2800 punonjës dhurues vullnetarë
Punonjësit e administratës të QSUT-së kanë dhuruar gjatë ditës së sotme gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Duke iu bashkuar fushatës që po organizohet nga Kryqi i Kuq Shqiptar në prag të ditës botërore të Gjakut në 14  qershor këta punonjës duke qenë edhe më afër sistemit shëndetësor dhe pacientëve në nevojë i janë bashkuar kësaj fushate. Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi pas dhurimit  të gjakut ka pohuar se kjo ishte një nga nismat e para për të ndihmuar fëmijët talasemikë. Shpesh herë mjekët kërkojnë gjak për fëmijët talasemikë, apo pacientët në nevojë. Duke qenë se ne jemi në krye të këtij institucioni jemi bashkuar fushatës. Por, unë premtoj që të tilla nisma do të ketë edhe në muajt në vazhdim dhe jo vetëm me administratën por me të gjithë punonjësit ka pohuar Dashi. Sipas tij, në muajin shtator do të organizohet një dhurim vullnetar i të gjithë punonjësve të QSUT-së, rreth 2800 persona. Dhurimi do  të jetë pikërisht në kohën kur bankat e gjakut gjenden në kohën më të vështirë të tyre, pas periudhës së verës. Të gjitha pavijonet, në QSUT vuajnë prej kohësh mungesën e gjakut, e cila tashmë është kthyer në makth jo vetëm për pacientët e të afërmit e tyre por edhe për stafin mjekësor. Prej disa kohesh pacientet por edhe vetë drejtuesit e këtij pavijoni, gjenden në vështirësi për përballimin e rasteve dhe kryerjen e operacioneve. Sipas mjekëve në vendin tonë edukata për dhurimin e gjakut është shumë e ulët dhe popullsia sensibilizohet, vetëm në raste të tragjedive të mëdha. Në periudhën më të madhe të vitit urgjenca kirurgjikale e QSUT-se ndien nevojën për gjak, për përballimin e rasteve dhe operacioneve të shumta që kryhen aty. Sipas mjekëve të pavijonit edhe ato pak sasi që arrin të grumbullohen, janë nga pavijonet e tjera. "Dhurimet familjare janë ato që mund të sigurojmë pa vështirësi. Përpara futjes së pacienteve në operacionet e planifikuara, një prej familjareve dhuron gjak, nëse ai nuk përdoret gjatë këtij operacioni mbetet rezerve. Këto janë edhe ato pak rezerva që ne kemi, shprehen mjekët e urgjencës kirurgjikale në QSUT. Problemi i mungesës së gjakut në vendin tonë ka qenë gjithmonë çështje e diskutuar jo vetëm nga shoqatat që kujdesen për sensibilizim, por edhe nga kategoritë në nevoje, siç janë talasemikët apo hemofilikët. Shifrat bëhen më kritike nëse do të llogarisim se vetëm të sëmurët talasemisë, që duan gjak në mënyre periodike, janë më shume se 500. Sipas të dhënave në një vit në Shqipëri, bëhen 20 mijë dhurime. Për të plotësuar nevojat me gjak duhen të paktën 35 mijë të tilla, pa llogaritur këtu nënproduktet e tij.

Ushqimi dhe rreziku për astmë, fëmijët larg produkteve fast
Fëmijët ushqimi i të cilëve më së shumti ngjason me ushqimin e ashtuquajtur mediteran, kanë gjasa më të pakta të preken nga astma, bëjnë të ditur të dhënat e mbledhura nga 20 vende me rreth 40 mijë fëmijë. Përkundër kësaj, rrezik më të madh për astmë kanë fëmijët të cilët mesatarisht kanë ngrënë hamburgerë ose fast food tre deri në katër herë në ditë. Revista shkencore Thorax ka botuar një përfundim të shkencëtarëve të cilët thonë se konsumimi i rregullt i pemëve, perimeve dhe peshqve, mbron nga paraqitja e astmës për shkak të pranisë së vitaminës C dhe antioksiduesve. Në anën tjetër hamburgerët për faktin se kanë sasi të mëdha të yndyrave në përbërje, mund të jenë edhe shenjë e prirjeve të tjera jo të shëndetshme. Hulumtuesit bëjnë të ditur se pemët dhe perimet kanë pasur një efekt të dukshëm pozitiv në vendet më pak të zhvilluara, derisa peshku ka qenë më i dobishëm te vendet e zhvilluara.

I suksesshëm në punë, ja çelësi i karrierës pa armiq
Variantet për suksesin e një profesioni janë shumë dhe nuk varen vetëm nga ju, por provoni të sforconi imagjinatën dhe projektojuni në të ardhmen, ndoshta pas dhjetë vjetësh, dhe mendoni se cilat mund të jenë pikësynimet tuaja profesionale në agjendën në të cilën jeni duke punuar. Nëse nuk keni asnjë vizion dhe kjo ju provokon humor të keq, reflektoni seriozisht mbi mundësinë e ndërrimit të punës. Shkoni në rrugën tuaj
Mos e lini veten kurrë të merreni nëpër këmbë nga kolegët e zyrës që kanë interesa të ndryshme nga tuajat. Nëse ju arrini një pikësynim në karrierë, ndoshta kolegu juaj ju ka zili dhe kështu objektivat tuaja janë të ndry

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›