E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo është vërtet një shtëpi luksoze mbi goma (FOTO)

Kjo shtëpi mbi goma kushton plot 1.5 milion euro dhe është ruloja e kampingut, ndër më spektakolaret në botë.

Volkner Mobil Performance Bus është i gjatë 12 metra dhe ofron një luks total për të gjithë ata që e përballojnë një shumë të tillë.

Autobusi gjigand ka edhe një vend për të parkuar makinën superluksoze, ndonjë Ferrari ose Lamborghini.

Çmimi i saj nis nga 1 milion euro dhe nëse e merrni atë me të gjitha opsionet, u kushton 1.5 milion euro. Sigurisht këtu nuk llogaritet çmimi ekstra për makinën Ferrari.

Ky mjet është ekspozuar në një sallon në Dyseldorf, Gjermani.

Ofrohet me interior në ngjyrë të bardhë ose ngjyrë druri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›