E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji e pengon Timoshenkon të kurohet jashtë vendit

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç përjashtoi idenë që liderja e burgosur e opozitës Julia Timoshenko të trajtohet jashtë vendit përpara nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2012.

Komentet e tij vijnë teksa  Gjermania ka ofruar sigurimin e kujdesit mjekësor për ish kryeministren e sëmurë ndërsa la të kuptojë për një bojkot të mundshëm nga kancelarja Angela Merkel të ndeshjeve që luhen në Ukrainë në kampionatin e bashkorganizuar me Poloninë.

Janukoviç i tha televizionit ukrainas se ligjet e vendit e pengojnë Timoshenkon që të trajtohet jashtë vendit, derisa vuan dënimin me burg.

Timoshenko është dënuar me shtatë vjet burg nën akuzat për abuzim të pushtetit, ndërsa ajo e ka quajtur dënimin të motivuar politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›