E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti në Itali, shkon në 6 numri i viktimave

Të paktën 6 të vdekur, dhjetëra të plagosur e më shumë se 200 kërkesa të paraqitura në numrin e emergjencës për të kërkuar ndihmë, një i zhdukur e dëme të shumta materiale. Janë këto bilancet provizore të tërmetit që tronditi pjesën veriore të Italiasë mëngjesin e sotëm, ndërsa autoritetet raportojnë se bilanci mund të përkeqësohet në orët ne vijim në Emilia Romagna. Tërmeti në Italinë e veriut ka detyruar gjithashtu dhjetëra mijëra njerëz të braktisin shtëpitë, nga frika e donjë tjetëe lëvizjeje sizmike. Lëvizjet e tokës me intensitet 6 ballë të shkallës rihter, u ndjenë në orët e para të mëngjesit, ndërsa epiqendra u regjistrua 35 kilometra larg qytetit të Bolonjës. Fatmirësisht ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat një vogëlushe 5 vjeçare. Burimet zyrtare raportuan se të tre viktimat e para u regjistruan kur ndërtesa në të cilën punonin u shemb. Mediat italiane kanë transmetuar pamje nga vendi I ngjarjes , ku shihen qartazi kisha të vjetra dhe fabrika të dëmtuara në zonë. Grupet e shpëtimit janë duke inspektuar në rënojat e objekteve të shembura, pasi dyshohet që në to mund të kenë mbetur njerëz të gjallë. Tërmeti ka shkaktuar dëme kryesisht në rrethin e Bolonjës, ndërsa tronditjet e tij u ndienë qartë edhe në qytetet e Ferrarës, Veronës dhe Mantovës. Për herë të fundit, një tërmet madhor goditi Italinë në vitin 2009. Ai shkaktoi dëme të mëdha në epiqendrën e tij, qytetin e Akuilës, ku mbi 300 persona humbën jetën dhe pothuajse i gjithë qyteti u kthye në rrënoja.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›