E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i Mbetjeve Tahiri Referendum popullor


Deputetët po diskutojnë mes debatesh ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve të rikthyer nga Presidenti i Republikës për rishqyrtim.

Deputeti socialist Sajmir Tahiri kërkoi organizimin e një referendumi popullor për projektligjin për importimin e mbetjeve, për të kuptuar nëse populli shqiptar është dakort me kthimin e vendit në një kosh plehrash jo vetëm të rajonit, por të mbarë Evropës.

"Mos bëni politikë me këtë projektligj. Merrni përsipër organizimin e një referendumi për të dëgjuar zërin e shqiptarëve", tha Tahiri.

Sipas tij është e papranueshme që të importohen mbetje toksike që sjellin Importi i plehrave"Plehrat", protestë para Parlamentit Plehrat, mazhoranca rrëzon dekretin Top Show, “mbetjet e qeverisë” sëmundje të rënda si leucemi, kancer të formave të ndryshme, vetëm për shkak se sipas Tahirit, kryeministri Berisha dhe njerëzit e tij duan të përfitojnë para nga ky biznes.

Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi në fjalën e tij se importi i mbetjeve do të ndikojë në të ardhmen e vendit.

"E kemi ne në dorë transformimin e vendit në një ambient turistik apo në një vend mbeturinash. Ligji që kemi në dorë nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave.Neni 22 i ligjit e nxjerr maxhorancën zbuluar para shqiptarëve. Ligji është klientelist, mafiozët duan të mbushin Shqipërinë me plehra", tha Klosi.

Ndërkohë ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu deklaroi se Brukseli mund të japë të dhëna nëse ligji për importin e mbetjeve është apo jo në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

"Duke nisur nga viti 2002 është lejuar importi i mbetjeve. Ato mbetje që do të hyjnë në Shqipëri, janë pjesë e listës së gjelbëër të lejueshme", tha Mediu.

Protestë jashtë parlamentit

Aleanca Kundër Importit të Plehrave organizoi paraditen e së enjtes një protestë para Parlamentit kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Analistë të njohur të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se përmes reagimit qytetar do t’i bëhet presion Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojë nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve.

Të rinjtë e levizjes Rinia Aktive kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit.

Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Topi ktheu ligjin, debat mes paleve

Para pak ditësh, me shumicën e votave të deputetëve të mazhorances në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u rrëzua dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Veprimi i kreut të shtetit shkaktoi një përplasje të ashpër mes tij dhe Ministrisë së Mjedisit, e cila e kritikoi atë dhe e cilësoi një veprim politik.

Ndërkohë që Topi nga ana e tij reagoi në një mënyrë edhe më të ashpër, duke u sugjeruar qeveritarëve që, “të mësojnë komunikimin”.

Por vendimi i presidentit u kritikua edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili në një mbledhje të grupit të tij e cilësoi sërish atë si një vendim politik.

Një tjetër pikë e rëndësishme është fakti se ligji për menaxhimin e mbetjeve bie ndesh me Bankën Botërore dhe strategjitë ndërkombëtare.

Topi ktheu ligjin e mbetjeve

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Gjate sqarimit te motivit per mosdekretimin e ketij ligji, i cili u kalua para vetem me shumicen e votave te maxhorance qeverisese, Presidenti ka argumentuar se, neni qe parashikon importimin e mbeturinave del jashte qellimit te ligjit.

"Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për
një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm", thotë presidenti.

Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të Kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.

"Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, thuhet në motivacion.

Presidenti u drejtohet deputetëve duke i kërkuar shqyrtimin e ligjit me qëllim realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Greqi, orë kritike për qeverinë
Pasiguri për të ardhmen
Samiti i problemeve të euros

Goditen dy biznese të paligjshme
Kosovë, shkatërrimi i lumenjeve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›