Ligji i SHISH, Ruçi: Jo sot! Meta: Miratim i nxitur
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kërkoi nga maxhoranca që ky projektligj të hiqej nga rendi i ditës dhe të miratohej në një seancë tjetër.
"Përfaqësues të maxhorancës na thanë se nuk do të kalojë ligji në këtë seancë. Në emër të opozitës kërkoj të hiqen nga kalendari ligji për SHISH-in", tha Ruçi.
I menjëhershëm që qenë edhe reagimi i kreut të grupit kuvendor demokrat, Patozi, i cili ka theksuar se maxhoranca nuk mund të imponojë axhendën e Kuvendit. Sipas tij, ligji tashmë ka kaluar në komision dhe duhet të miratohet në Kuvend.
Ndërkohë, numri dy i qeverisë, Ilir Meta, ka dalë kundër miratimit të këtij ligji, duke theksuar se konsultimet me NATO-n nuk kanë përfunduar dhe se miratimi i tij është i nxitur.
"është e panevojshme që projektligji për SHISH të diskutohet sot pasi është e nxituar. Sot Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep vendimin për Kosovën dhe ligji për SHISH duhet shtyrë në diskutimin e tij", u shpreh Meta.