Shqipëria dhe Kosova bashkëpunim për drejtësinë
"Diskutuam gjerësisht rreth një bashkëpunimi shumë të frytshëm që kemi pasur deri tani në fushën e bashkëpunimit juridik si dhe shkëmbimit të informacioneve të ndryshme dhe të domosdoshme për institucionet tona.
Gjeta rastin të falënderoj kolegun Demolli dhe gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës për këtë bashkëpunimin shumë të mirë, bashkëpunim, i cili u gjet i domosdoshëm për t'u thelluar akoma më shumë në të gjitha fushat që mbulon ministria e drejtësisë", tha Nishani gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.
Në këtë kontekst, dy krerët e drejtësisë ranë dakord për nënshkrimin e disa marrëveshjeve në fushën e ekstradimeve, fushën juridiksionale, të Shërbimit të Provës, Shërbimit Përmbarimor etj.
"Ky bashkëpunim dhe thellimi i tij, i shërben jo vetëm shkëmbimit të eksperiencës midis dy institucioneve tona por, i shkon në shërbim tërësisht një objektivi të përbashkët që kanë të dy Qeveritë, bashkërendimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit, shërbimit ndaj sigurisë dhe stabilitetit të dy vendeve tona, natyrisht të reflektojnë kontribute jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në të gjithë rajonin", tha Nishani.