Serbia refuzon propozim-rezolutën e BE-së për Kosovën
Sipas të përditshmes serbe “Blic”, krerët e shtetit serb vendosën në takimin mes tyre që të mos pranojnë propozimin e BE-së me arsyetimin se është tepër neutral dhe i papranueshëm për Beogradin zyrtar. Projekt-rezoluta nuk përmend fare as statusin e Kosovës dhe as bisedimet rreth kësaj çështjeje.
“Propozimi, i cili i është dorëzuar Serbisë në formë të shkruar, nuk përmend fare bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Prandaj për ne është i papranueshëm”, u shpreh për “Blic” një zyrtar i lartë serb, i cili parapëlqeu të mbetet anonim.
Ndërkohë, në Kosovë përsëritën dje se Prishtina zyrtare është plotësisht e gatshme të hyjë në bisedime për çështje teknike me Serbinë, por nuk pranon kurrsesi të negociojë çështjen e statusit. Sipas tyre, kjo është çështje e vulosur me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.