E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i çuditshëm i Bodes, gjobë për kazanët e rakisë dhe taksë kush prodhon më shumë se 100 litra

Share

Çuditë duket se nuk kanë fund në këtë vend. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka inicuar një një nismë të padëgjuar më parë në ligjin Për akcizat. Sipas këtij ligji, të gjithë fshatarët duhet të regjistrojnë kazanët e rakive, të cilët do të kenë numër shasie ose një dokument tjetër që certifikon regjistrimin e tyre në organet fiskale. Në rast se fshatarët nuk regjistrojnë kazanet, edhe pse nuk mund të mos i përdorin, ata do të gjobiten me 200 mijë lekë.

Por, ligji vazhdon të çudisë më tej, pasi sipas Bodes, kush prodhon më shumë se 100 litra raki, duhet që të paguajë akcizë, njëlloj si fabrikat. Pra, fshatarët tashmë duhet të mendohen mirë, pasi duhet të paguajnë edhe për kazanët e tyre të rakisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›