E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzon seksualisht më një të mitur, arrestohet 27-vjeçari

Share

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Pëllumb Merkohasani, 27 vjec, banues në Tepelenë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13- vjeçare.

Denoncimi në polici është bërë nga nëna e të miturës, e cila ka deklaruar se vajza e saj 13-vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme.
Menjëherë pas marrjes së këtij kallzimi, forcat e policisë nisën kërkimet duke bërë të mundur edhe gjetjen e saj në afërsi të rrugës së Durrësit në Tiranë.
Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar i cili u arrestua për konsumim të veprës penale të “marrëdhënie seksuale me të mitura”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›