Ligji i dosjeve, Berisha: Do ta votojme, edhe pa Ramen

Ne nje konference shtypi te zhvilluar sot pasdite ai theksoi se me ane te ketij ligji, mazhoranca nuk synon te hakmerret, por e ndjen miratimin e tij si nje detyrim ndaj popullit shqiptar.
“Me kete ligj mazhoranca nuk synon hakmarrje, por synon te permbushe nje detyrim madhor te shoqerise shqiptare, ate te denimit te krimeve te komunizmit. Ligji eshte nje shprehje e distancimit ndaj barbarive te ketij sistemi, te hedhjes poshte te legjitimitetit te krimeve te kryera ne Shqiperi ne emer te luftes se klasave”, eshte shprehur Berisha.
“Me kete ligj ne perpiqemi te lehtesojme mbi dhjetra mijera shpirtra te varrosur qe u ekzekutuan, torturuan apo vdiqen nga uria ne burgjet dhe kampet e komunizmit”, eshte shprehur Berisha.
Kryeministri hodhi poshte pretendimet e opozites se varianti shqiptar i ligjit cek, i propozuar nga mazhoranca, eshte me radikal se origjinali.
Madje ai theksoi se nisma ligjore qe pritet te miratohet neser, ka ardhur ne nje variant me te zbutur duke marre parasysh edhe propozimet e opozites.
“Eshte nje variant i zbutur i ligjit cek. Per ata qe komentojne kushtetueshmerine e tij; ka pasur zbutje dhe jo radikalizim. Zbutja eshte bere se kemi marre parasysh sugjerimet e opozites ne procesin e diskutimit te ligjit”, deklaroi Berisha.
Ai iu drejtua drejtperdrejt kryetarit te PS-se, Edi Rama duke e akuzuar per mbrojtje te punonjesve te administrates qe jane te perfshire ne krimet e kryera ne regjimin komunist. Kryeministri theksoi se ligji do te miratohet edhe pa pranine e opozites.
“Edi Rama ligjin do ta votojme edhe pa ty. Jo per hakemarrje... Per muaj jemi perpjekur per ta miratuar se bashku, por mbrojtja e atyre qe kane kryer krime deshmon se kerkon te jesh i vendosur per mbrojtjen e tyre”, tha kryeministri.
“Rama i lejoi vetes gjuhen e alabakut ndaj meje. Mbrojtja e nje grupi njerezve ne administraten publike shqiptare qe kane lejuar vrasjen e njerezeve te pafajshmeve, nuk duhet te tolerohet”, shtoi ai.
Berisha i beri thirrje Rames qe te reflektoje edhe keto ore qe kane mbetur per te kaluar projektiligjin se bashku me opoziten.
“Ka serish kohe deri neser te reflektoje qe te miratojme ligjin se bashku”, tha kryeministri. Ai hodhi poshte zerat se ambasadori amerikan Wethers ka deklaruar se ligji shkel Kushtetuten.
“Nuk di qe ambasadori Withers te kete thene se ligji shkel Kushtetuten”, tha kryeministri duke permendur Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut si nje garantuese e te drejtave te njeriut, ne rast se ky ligj prek padrejtesisht persona te caktuar.
“Ata mund t’i drejtohen kesaj gjykate”, tha Berisha.
Ai ka mohuar se miratimi i ligjit ka lidhje me ceshtje si ajo “Durres-Kukes” apo shperthimi ne Gerdec. “Ligji eshte propozuar perpara se keto ceshtje te ekzistonin”, tha Berisha.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code