E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitropoliti i Korces qytetar nderi

Ne 10-vjetorin e fronezimit te tij ne krye te kishes ortodokse te rajonit te Korces, Mitropoliti imzot Joani eshte dekoruar ne nje ceremoni nga Keshilli Bashkiak me titullin qytetar nderi.

Ky titull i eshte dorezuar Mitropolitit te Korces per kontributin e shquar ne rimekembjen e besimit fetar, por edhe ne saj te vlerave dhe kontributit si filantrop duke ndihmuar ne rajon per zbutjen e varferise dhe per te ndihmuar shtresat sociale ne nevoje.

Krahas veprimtarise se pasur fetare Mitropoliti i Korces ne dhjete vjet fronezim ka mundesuar hapjen e qendrave ditore per trajtimin e te varfeve, ngritjen e sherbimeve mjekesore falas, ndertimin e klinikave dhe te qendrave shendetsore, nxitjen e aktiviteve per te rinjte si dhe ndihmesa ndaj femijeve jetime.

Ne krye te Dioqezes se Korces per dhjete vjet fronezim Mitropoliti Joan, i pagezuar ne fshehtesi ne vitet ’70, do te kryente ne vitin 1990 studimet e larta teologjike ne Boston ku edhe u gradua me "Master" ne teologji.

Ai eshte regjistruar ne enciklopedine amerikane te njerezve te shquar dhe eshte vleresuar edhe me pare me titullin “Qytetar nderi i qarkut”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›