E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, aksidentohet për vdekje një 70 vjeçar

Një 70 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Krujë-Lezhë të autostradës. Ai është Hamza Korbi i cili në mungesë të mbikalimit po tentonte të kalonte autostradën gjatë kohës që mjetet lëviznin me shpejtësi. 

FUSHE KRUJE- Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Lezhë të autostradës, gjatë orëve të pasdites. Një persona ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. 70 vjeçari Hamza Korbi po tentonte të kalonte rrugën nga njëri krah në krahun tjetër, ndërsa është akisdentuar nga një mjet me ngjyrë të zezë i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Tapizë, ndërsa mësohet se 70 vjeçari është banor i këtij fshati, dhe në mungesë të mbikalimit po tentonte të kalonte autostradën gjatë kohës që mjetet lëviznin me shpejtësi. Policia ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit ndërsa shkak mësohet të jetë bërë shpejtësia e mjetit dhe tentative e gabuar e këmbësorit për të kaluar autostradën. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›