E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve kunder standarteve te BE

Ligji shqiptar per “pastertine e figurave” ka probleme me standartet demokratike, mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe te konceptit mbi shtetin ligjor. Deklarata e forte vjen nga Strazburgu, nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes Terri Dejvis, i cili nder te tjera ka shprehur shqetesimin e institucionit te tij se ligji ka probleme edhe ne optiken e Rezolutes se miratuar ne 1996 per kete qellim nga Asambleja Parlamentare – sipas se ciles procesi i lustrimit duhej te kishte perfunduar qe ne 31 dhjetor 1999. Sipas deklarates, ekspertet qe kane konsultuar ligjin shqiptar te miratuar ne 22 dhjetor ne Kuvend, kane konstatuar edhe mosperputhje te tjera te renda. Keshilli i Europes nga ana tjeter eshte i gatshem qe te ofroje asistence per autoritetet shqiptare, per arritjen e objektivave per permbushjen e ketij procesi sipas standarteve te percaktuara nga Strazburgu
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›